Shperndaje në Facebook.

Pas fotos me Xhavit Halitin, Molliqaj i del në mbrojtje Aida Dërgutit dhe sulmon Kurtin

Ish-sekretari i Vetëvendosjes, që dha dorëheqje nga kjo parti, Dardan Molliqaj, i ka dal në mbrojtje koleges së tij Aida Dërgutit, pasi u publikua një fotografi e saj me nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Haliti.

Dërguti u komentua shumë nëpër rrjete sociale, duke u fyer nga aktivistët e Vetëvendosjes, pse u takua me Halitin, që është zyrtar i lartë i PDK-së.

Molliqaj ka shkruar në Facebook se Dërgudti ka kontribuar shumë në kohën e luftës.

Ai ka thënë se ata që i kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në, po shfaqin hipokrizi kur po akuzojnë për trdhëti.

“Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre.

Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Shperndaje në Facebook.